DYLON

Valon Zymberi emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm në FC Drita

Valon Zymberi emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm në FC Drita
Avatar photo Redaksia

Pas sukseseve të arritura në arenën ndërkombëtare, krahas angazhimeve të tjera në sjelljen e lojtarëve cilësor në ekip, FC Drita nuk ka lënë anash as fushën e menaxhimit. Fushë kjo e cila kërkon shumë resurse njerëzore për t’i menaxhuar punët sidomos në arenën ndërkombëtare, por edhe kombëtare.

Duke analizuar të gjitha këto nevoja, FC Drita së fundmi ka arritur marrëveshje me Valon Zymberi në pozitën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të klubit, bëhet e ditur në fqen zyrtare të klubit, në facebook.

“Valon Zymberi është njohës i mirë i sporteve dhe fushës së menaxhimit.Magjistër i Shkencave Sportive dhe ka një bagazh të madh sportiv. Trajner i reprezentacionit të Kosovës për femra në volejboll, trajner i Klubit të Volejbollit Drita nga viti 2006 dhe ish volejbollist. Kur i shtojmë edhe përvojën shumëvjeçare në fushën e menaxhimit, ku disa herë është shpallur menaxheri më i mirë i vitit në njërën nga korporatat me renome në Kosovë, na bënë të besojmë në përvojën e tij shumëvjeçare dhe kontributin e tij për ta zhvilluar FC Dritën edhe në fushën e administratës dhe të menaxhimit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.