DYLON

Valon Fazliu, futbollist nga Lugina e Preshevës debuton në ligën e parë zvicerane

Valon Fazliu
Avatar photo Redaksia

Valon Fazliu i lindur dhe rritur në Zvicër por me prejardhje nga Lugina e Preshevës po tregon suksese në futbollin zviceran duke debutuar kohën e fundit me ekipin “Grasshopper Club “ të Curihut në ligën e parë profesionale.

Valon Fazliu i pasionuar për futbollin që nga fëmijëria kaloi nëpër të gjitha grupmoshat në të njëjtin klub që tani është ngritur në nivelin më të lartë, shkruan Titulli.com.

Fazliu, luan në fushën e futbollit me këmbën preferuar të majtë në pozicionin mesfushorë në sulm dhe mbanë numrin 32.

EkoHigjiena

Ai është shprehur për Titulli.com se është i lumutur për rezultatet që ka arritur deri më tani dhe porosit të rinjtë që të jenë më këmbëngulës në qëllimet e tyre për sport.

Familja e Valon Fazliut është me origjinë nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, ndërsa prej më shumë se 20 vite familja e tij jeton në Zvicër.

Burimi:Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.