Valltarët nga ‘’Dancing House’ të dielën përfaqësojnë Kosovën në festivalin internacional “Dance off 2019”

Valltarët nga ‘’Dancing House’ të dielën përfaqësojnë Kosovën në festivalin internacional “Dance off 2019”

Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ në Gjilan do të marr pjesë në Festivalin Internacional “Dance off 2019”, kanë bërë të ditur drejtuesit e kësaj shkolle.

Drejtoresha dhe koreografja, Naski Ahmeti ka bërë me dije për Portalin 2LONLINE, se ftesa të shumta janë duke iu ardhur nga shtete të ndryshme mirëpo për shkak problemeve me viza nuk po iu jepet mundësia për pjesëmarrje!

Tani janë duke u bërë gati për disa festivale , njëri do të jetë tani më 17.11.2019 (e diel) “Dance off 2019″ i cili organizohet nga Federata Botërore e Vallëzimit, në bashkëpunim me disa organizatorë nga Shkupi.

“Dëshira e madhe e grupit për pjesëmarrje në “Dance off 2019” dhe përgatitjet e shumta që kemi bërë na shtyjnë që të marrim pjesë dhe të sfidojmë veten në këtë garë mjaft interesante, ndërsa po përgatitemi edhe për Festën e 28 Nëntorit dhe vlen të theksohet se te gjitha shpenzimet kryhen nga vetë këta dhe asnjë ndihmë nga komuna dhe as shteti! Gjithashtu jemi duke u përgatitur për shumë projekte tjera qe do t’i kemi në këtë sezon festive”, thotë Ahmeti.

Fëmijët pjesëmarrës janë: Ola Osmani, Ela Sherifi, Dorart Ramabaja, Amar Hismoni, Eda Hismoni, Rrita Regjepi, Buna Hajredini, Berta Maloku, Bora Miftari, Nida Sherifi dhe Alea Korça.

Përndryshe, Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ në Gjilan është një shkollë me përvoje 11-vjeçare e cila përgatit grupmoshat të ndryshme të fëmijëve për vallëzim modern & balet dhe popullor. Gjithashtu ka dhe Zumba për femra (gra) si dhe paketë paramartesore për çifte!

Dancing House është mjaft aktiv në shumë organizime komunal dhe internacionale.

Në vitin 2017 , ka marr pjesë në garat internacionale që janë mbajtur në Shkup, “Skopje Open 2017”, ku përfaqësuan Kosovën dhe janë shpërblyer me vendin e parë. Ndërsa në vitin 2018 u shpërblyen me vendin e dytë. Në mars të këtij vitit morën pjesë në “Macedonia Open 2019 ” dhe zunë vendin e tretë, në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse si: Itali, Greqi, Kroaci, Bullgari, Serbi, Maqedoni etj.

 

KOMENTE