Në Festivalin ndërkombëtar të valleve për fëmijë “FERFOLK” që u mbajt në Ferizaj, morën pjesë grupe artistike nga Bosnja, Maqedonia, Turqia e Kosova. Ansambli vitias “Kemajl Azizi”u paraqit në këtë festival me valle burimore dhe koreografike që u vlerësua lartë nga publiku dhe juria profesionale.
Me vendin e parë, juria e vlerësoi Ansamblin “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit, vendi i dytë i takoi “Ibe Palikuqi” nga Shkupi dhe vendi i tretë AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia.
Ky ishte edicioni i parë i këtij Festivali që organizohet nga Ansambli “Shamikuqet” nga Ferizaj, me drejtoresh Jehona Sopa.