DYLON

Valentina Hajdari solli librin e saj të parë “Çka thotë shpirti e shkruan dora”

Valentina Hajdari solli librin e saj të parë “Çka thotë shpirti e shkruan dora”
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Dega e Lidhjes në Gjilan, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” , promovohet libri i parë i Valentina Hajdarit, “Çka thotë shpirti e shkruan dora”.

Hysen Këqiku, ai i cili u përkujdes që ky libër ta sheh dritën e botimit ka bërë me dije se libri ka 112 faqe me 102 rrëfejza poetike, psikologjike dhe letrare, të shprehura me një gjuhë të pastër, të sinqertë dhe me një  ndjenjë shumë të përzemërt.

EkoHigjiena

Këqiku, që është edhe kryetar i LSHK, DL në Gjilan, organizatore e promovimit, ka bërë me dije libri që libri është me dromca psikologjike të cilat u përngjajnë shumë tregimeve të një proze poetike.

Librin e botoi Shtëpia Botuese Lena Grafik në Prishtinë dhe nën përkujdesjen e stafit të saj libri doli teknikisht i bukur ndërsa lekturën, korrekturën, faqosjen dhe shërbimet e tjera për botim i bëri Hysen Këqiku.

“Nëse doni ta keni tuajën këtë libër, të cilën pasi ta lexoni e rilexoni, do të bëhet pjesë e emocioneve tuaja, për shkak të përmbajtjes aq njerëzore, aq tërheqëse, aq emocionale, aq optimiste të një heroine të vetvetes, e cila tërë jetën, e mori veten me të mirë, me një Nënë gjithmonë pranë vetes-e një shembulli sublim”, ka thënë Këqiku.

Ndërsa autorja e librit tësaj të parë, Valentina Hajdari ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë zë fjalëve të saja.

“Faleminderit nga zemra, ju që keni zgjedhur të bëheni jehona ime. Ju që keni hapur dyert e botës për zërin tim. Ju jeni dëshmia që fjalët nuk mbyten… kur dalin nga shpirt i vërtetë, ato fluturojnë. Për çdo shpërndarje – një lot gëzimi. Për çdo fjalë tuajën – një kujtim i paharruar në zemrën time. Faleminderit nga zemra. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen time të thellë ndaj të gjithë atyre që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë shkon për redaktorin tim të nderuar, z. Hysen Këqiku për përkushtimin, durimin dhe profesionalizmin që ka treguar në çdo hap të këtij procesi. Pa të, ky libër nuk do të kishte marrë formën që ka sot”, ka thënë Valentina Hajdari, autorja e librit “Çka thotë shpirti e shkruan dora”.   /2LONLINE/