DYLON

Valentina Bunjaku – Rexhepi: LDK i kaloi me mençuri zgjedhjet e brendshme!

Valentina Bunjaku – Rexhepi: LDK i kaloi me mençuri zgjedhjet e brendshme!
Avatar photo Redaksia

Valentina Bunjaku – Rexhepi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se merita për zgjedhjet e brendshme në kohë të vështira u mbetet të gjithë anëtarëve e delegatëve të LDK-së.

Por si kudo, sipas saj, roli vendimtar për ta dëgjuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së, do t’i shkojë pjekurisë së figurës më të fuqishme politike dhe vizionit të Lutfi Hazirit.

‘Po e përmendi Lutën, sepse me idetë e tij për kandidatin konsensual për kryetar dhe tash për kryeministre, LDK arriti të jetë unike dhe me një rikthim të madh të fitores gati si në kohën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova. Urime kryeministrja e parë grua! Urime Vjosa Osmanit – profesionistes së dëshmuar! Na priftë e mbara të gjithëve dhe i ftoj të gjitha gratë e Kosovës të ndjekin modelin e Vjosën, por edhe t’i bashkohen asaj në këtë qeverisje të ardhshme – qeverisjes për qytetarë, e jo për pushtetarë!”, ka thënë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.