DYLON

Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e radhës ka zgjedhur për kryesues  të Kuvendit Komunal, këshilltaren e LDK-së Valentina Bunjaku – Rexhepi.

LDK ka propozuar këshilltaren e LDK-së Valnetina Bunjaku – Rexhepi, që doli të jetë i vetmi propozim për këtë post, PDK, përmes shefit të Grupit Sahit Abazi ka njoftuar që abstenon nga votimi për kryesues për arsye se e vlerësojnë se ai post është e drejtë dhe zgjedhje e partisë fituese, derisa AAK përmes Selami Xhemajlit është shprehur pro këtij propozimi, me qëllim që Kuvendit të caktojë kryesuesin sa më parë dhe ky organ të procedoj tutje me punë.

EkoHigjiena

Pas votimit, doli se Valentina Bunjaku – Rexhepi ka marr gjithsej 23 vota. Votuan 27 këshilltarë,te pavleshme ishin 4 fletvotime.

Pas marrjes së postit, Bunjaku tha se është mirënjohje dhe falënderuese për besimin që morri.  Ajo ftoi për mirëkuptim  për ndonjë lëshim pasi eshte detyre e re per te, dhe premtoi se Kuvendi do të punojë në atë frymë që do të mbrohen interesat e qytetarëve në mënyrë të dinjitetshme

Përndryshe, kuvendi po i zhvillon  punimet edhe me çështjet tjera nen drejtimin e Rexhepit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.