DYLON

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Gjilan fillon të hënën

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Gjilan fillon të hënën
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga dita e hënë (9 tetor 2023) fillon dhënia e tyre.

Grupet me prioritet për vaksinim janë personat e moshës mbi 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët me probleme shëndetësore si dhe stafi shëndetësor. 

EkoHigjiena

Vaksinimi do të bëhet në të gjitha Qendrat dhe Ambulancat e Mjekësisë e Mjekësisë Familjare në qytet dhe në fshatra.

Në qytet, vaksinimi bëhet ditëve të punës, nga ora 7:00 deri në orën 20:00, ndërsa në fshatra – nga ora 8:00 deri në orën 14:00.

Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.