DYLON

Vaksinim falas kundër gripit sezonal

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Drejtoria e Shëndetësisë, respektivisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka filluar vaksinimin për qytetarë, kundër gripit sezonal në Komunën e Gjilanit.

Valbon Milazimi, drejtor i QKMF-së, ka njoftuar qytetarët e Komunës së Gjilanit se nga Ministria e Shëndetësisë janë të furnizuar si qendër me vaksina kundër gripit sezonal, që do të vaksinohen personat e moshuar, pensionistët, personat tjerë me sëmundje kronike, personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerët që nga dita e sotme.

EkoHigjiena

Ai informon qytetarët se vaksinimi mund të bëhet në dy qendra, në QKMF dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania – shërbimi i vaksinimit, çdo ditë pune nga ora 7:00 – 14:00.

Për vaksinim ai tha se është i obligueshëm dokumenti identifikues – Letërnjoftimi i të vaksionuarit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.