Gjilan – (2LONLINE) – Drejtoria e Shëndetësisë, respektivisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka filluar vaksinimin për qytetarë, kundër gripit sezonal në Komunën e Gjilanit.
Valbon Milazimi, drejtor i QKMF-së, ka njoftuar qytetarët e Komunës së Gjilanit se nga Ministria e Shëndetësisë janë të furnizuar si qendër me vaksina kundër gripit sezonal, që do të vaksinohen personat e moshuar, pensionistët, personat tjerë me sëmundje kronike, personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerët që nga dita e sotme.
Ai informon qytetarët se vaksinimi mund të bëhet në dy qendra, në QKMF dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania – shërbimi i vaksinimit, çdo ditë pune nga ora 7:00 – 14:00.
Për vaksinim ai tha se është i obligueshëm dokumenti identifikues – Letërnjoftimi i të vaksionuarit. /2lonline/