DYLON

Vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë më 21 tetor

Vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë më 21 tetor
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Republikën e Kosovës më 21 tetor 2026.

“Këtë vit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore. Këto ndryshime kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, si dhe në furnizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, ku vaksinat pritet të arrijnë me 21 ditë vonesë nga afati i planifikuar”, njofton IKSHPK.

EkoHigjiena

Sipas këtij Institucioni, po e përcjellin nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojnë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal.

“Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore. IKShPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.