DYLON

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione rajonale në futsall

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione rajonale në futsall
Avatar photo Redaksia

Ekipi  i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione rajonale në futsall në garat që janë mbajtur këtë të hënë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Gjimnazistet gjilanase kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Kamenica dhe Vitia dhe me plotë meritë do t’a përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane të Sportit Shkollor.

EkoHigjiena

Këto futbolliste të vyera që udhëhiqen nga profesori i kulturës fizike dhe sportit Blerim Shala kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre.

Në ndeshjen e parë kanë mundur shkollën përfaqësuese të Komunës së Kamenicës me rezultat të thellë 7:1 e më pas kanë mundur edhe shkollën përfaqësuese të komunës së Vitisë me rezultat 2:0.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.