DYLON

Vaji i ullirit ngadalëson plakjen e fytyrës?!

Avatar photo Redaksia

Vaji i ullirit përdoret me shekuj si një trajtim i bukurisë. Por, a mundet ky vaj që ta rikthejë rininë apo ta ngadalësojë plakjen e fytyrës? Kleopatra ishte e para që thuhet se e përdorte këtë vaj në fytyrën e saj së bashku me qumësht – me vajin e ullirit që kishte një rol kyç në masazhe.

Tani një modele e lindur në Francë, Jasmina Rossi nga Malibu, ka zbuluar se vendosja e vajit të ullirit në fytyrë është çelësi kundër plakjes së fytyrës.

EkoHigjiena

Ajo thotë se vendosja e vajit të ullirit në fytyrë me të vërtetë ju ndihmon që të ktheni bukurinë e lëkurës dhe formën e saj rinore.

Mieka Smiles, një shkrimtare dhe nënë e dy fëmijëve, nga Middlesbrough, e vendosi vajin e ullirit në fytyrë për ta testuar për një muaj.

Ajo thotë se tani duket 20 vjet më e re duke përdorur në fytyrë këtë vaj, të cilin e quan të mrekullueshëm.

Nuk ka ndonjë teknikë të veçantë që duhet ta përdorni, thjeshtë hidheni atë në fytyrë, duke e shpërndarë më pas me ndonjë copë pambuku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.