Vaji i ullirit i shëndetshëm, e mbron edhe zemrën tuaj

Zemra është më e mbrojtur kur njeriu konsumon yndyra të pangopura, siç është vaji i ullirit.Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyra të pangopura.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.

Artereoskleroza dhe tromboza

Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës. Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin. Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalciumi dhe substanca të tjera.

Të mbrojtur edhe në gjumë

Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante. Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.

KOMENTE