DYLON

Vaji i peshkut ndihmon gjumin tek fëmijët

Avatar photo Redaksia

Vaji i peshkut ndihmon fëmijët të flenë më mirë sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Oksfordit.Sipas studimit, acidet omega-3 që gjenden vetëm tek peshku zgjasin gjumin e fëmijëve dhe gjithashtu e bëjnë më të qetë atë.

Kërkuesit shkencorë morën 352 fëmijë të moshës 7-9 vjeç që flinin pak dhe i dhanë suplemente të omega-3 për 4 muaj radhazi.

EkoHigjiena

Më pas, fëmijëve iu vu një sensor në kyçin e dorës që regjistronte lëvizjet e tyre në shtrat gjatë natës. U vu re se koha e gjumit të tyre u rrit mesatarisht me 58 minuta dhe zgjimet gjatë natës u pakësuan ndjeshëm.

Dietologët këshillojnë që çdo njeri duhet të hajë peshk të paktën dy herë në javë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.