DYLON

Vaji i peshkut mbrojtësi kryesor ndaj stresit

Avatar photo Redaksia

Vaji i peshkut është një produkt i cili është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilët kanë një ndikim të madh në organizmin tonë. Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët amerikanë zbulojnë që vaji i peshkut mund të mbrojë nga efekti negativ i stresit në zemër.

Sipas rezultateve të studimit të publikuara në revistën “American Journal of Physiology”, mësohet se pjesë e studimit kanë qenë 67 persona me shkallë normale të shtypjes së gjakut. Pjesëmarrësit në periudhën prej 8 javësh çdo ditë kanë marrë nga 9 gramë shtesa të vajit të peshkut.

EkoHigjiena

Shkencëtarët pjesë e këtij studimi kanë bërë shumë studime të cilat lidhen me teste të ndryshme gjaku duke treguar se shtesat reduktojnë nivelin e kortizolit në trup. Rregullojnë nivelin e rrahjeve të zemrës dhe radikaleve të lira.

Gjithashtu rezulton se vaji i peshkut është një produkt që duket se ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet dhe redukton efektin e dëmshëm të stresit në organizëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.