Vaji i arganit është shndërruar nga një përbërës natyral fisnor në një nga vajrat më të shtrenjta në botë, kjo ngaqë kompanitë kozmetike kanë filluar të shfrytëzojnë vetitë e tij kundër plakjes. Vaji i kësaj bime prodhohet në thelbin e kokrrave të arganit, të cilat gjenden në frytin e pemës së arganit, kjo e përhapur në Marok.
Korporata të ndryshme të grave kanë lulëzuar në industrinë e prodhimit të vajit të arganit në këtë regjion, megjithatë pema e arganit mbetet në rrezik nga përdorimi i tepërt, e edhe nga dhitë, shkruan The Guardian.
Çka është vaji i arganit?
Tradicionalisht vaji i arganit është përdorur në masë të madhe në Marok për të trajtuar sëmundje të ndryshme të lëkurës si aknet, thatësinë në lëkurë, rrudhat njëkohësisht edhe dhimbjet e kyçeve.
Gjithashtu është një përbërës i përhapur edhe në industrinë e ushqimit për shkak të benefiteve shëndetësore të tij duke filluar nga ulja e kolesterolit e deri tek lehtësimi i artritit (sëmundje e eshtrave)
Duke marrë parasysh këto benefite njëkohësisht edhe rritjen e kërkesës, vendet perëndimore kanë filluar ta përdorin këtë burim magjik, në pothuajse çdo gjë. Tanimë në treg mund ta gjejmë në shampon, sapunë, kremra të ndryshme, preparate për flokë etj.