DYLON

Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë, urohet nga ministri Çeku

Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë, urohet nga ministri Çeku
Avatar photo Redaksia

Alpinistja gjilanase, Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

“Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë”,  ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

EkoHigjiena

Ai e vlerësoi një arritje historike dhe frymëzuese, që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë.

“Forca, guximi dhe përkushtimi i saj janë shembull për të gjithë, veçanërisht për gjeneratat e reja dhe për vajzat që ëndërrojnë lart. Urime, Uta, krenari e Kosovës”, thotë ministri Çeku.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.