DYLON

USPE – Të rritet vlera e bursave

Avatar photo Redaksia

Unioni i Studentëve Pro Europian si organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës vlerëson se vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit “ HASAN PRISHTINA” për uljen e shumës së bursës universitare nga 900 në 700 euro është i papranueshme, jo i drejt dhe aspak motivues.

Vendime si ky nuk ndihmojnë në rritjen e cilësisë së studimeve, zvogëlimi i shumës në 700 euro nuk mund të ketë vlerësohet si bursë shkencore apo e të arriturave në studime, por lirisht mund të njihet si bursë sociale.

EkoHigjiena

Universiteti i Prishtinës nuk duhet të ndjekë praktika si kjo, përkundrazi UP-ja duhet të shërbejë si institcion që motivon dhe stimulon aktivitetin e studentëve në aktivitet shkencorë.

USPE kërkon nga Ministria e Arsimit, Këshilli Drejtues dhe Rektori i Universitetit që në bazë të kompetencave ligjore që kanë të anulojnë vendimin e marrë dhe të rrisin vlerën e bursës shkencore nga 900 në 1200 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.