DYLON

USPE: Komuna dhe Universiteti i Gjilanit urgjentisht të merren me sigurimin e bursave për studentë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Unioni i Studentëve Pro Europian, shprehë shqetësimin mbi neglizhimin e autoriteteve komunale dhe atyre te Universitetit “KADRI ZEKA” në Gjilan, në raport me me sigurimin e bursave komunale dhe atyre Universitare për studentë.

Në një reagim të saj thuhet:

EkoHigjiena

Neglizhimi i bursistëve, si studentë të dalluar dhe si e ardhmja e këtij vendi, pos fyerjes së dinjitetit të studentit për ne nënkupton edhe mos interesim të këtyre aturiteteve për motivim, nxitje dhe stimulim të studentëve me suksese të larta. Ne nuk duam të mendojmë që dikë e pengon ky sukses por një neglizhencë e tillë kaq e gjatë tregon pikërisht atë.

Si përfaqësues të studentëve, kujtojmë shumë mirë edhe premtimet e krytarit Haziri që i ka bërë në tetorë të vitit 2013, kur patë deklaruar në takim me studentë se “zotohet se nuk do të ndajnë bursa që i ngjajnë një pakete sociale, por do të keni bursa dinjitoze. Bursa për një student do të jetë më së paku sa një rrogë mesatare në Kosovë”, ndërkaq në praktikën e tij qeverisëse po ndodhë komplet e kundërta.

Shqetësim i madh për ne është edhe problemi me bursat universitare, edhe pse nuk kanë munguar takimet dhe konsultat, bëjmë thirrje përgjegjësve të Universitetit që sa më parëtë gjejnë një zgjidhje.

Duke ditur që bursat e studentëve nuk i përkasin asnjë individi e as një institucioni. Ato janë taksat tona për të cilat në kemi të drejtë të i gëzojmë.

USPE në ditët në vijim do të pres reagimin urgjent të institucioneve përkatëse, ndërsa nëse nuk ofrohet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme, ne do të shqyrtojmë seriozisht hapat e radhës, duke mos kursyer shfrytëzimin e cdo të drejte ligjore e demokratike. /2L ONLINE/