DYLON

USPE i bashkohet protestës së Parlamentit Studentor të UP-së

Avatar photo Redaksia

USPE, si organizata më e madhe studentore në vend, duke parë e analizuara zhvillimet e fundit, me ftesë të Parlamentit Studentor, vendosë të bashkohet në protestën paqësore për nesër më 06.10.2015 e martë duke filluar nga ora 11:00, me vendtakim te Bibloteka Kombëtare e Kosovës.

USPE, vlerëson se kërkesat e Parlamentit Studentor janë të arsyeshme dhe të nevojshme për studentët, njëherit konsiderojmë që ato kërkesa nuk dëmtojnë cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës.

EkoHigjiena

USPE vlerëson se sa më shumë mundësi për studentë aq më shumë do të rritet cilësia e studimeve, ne kërkojmë që të rriten kriteret e vlerësimit, e të mos zvogëlohen mundësitë për vlerësim.

Unioni i Studentëve Pro Europian, si organizata më e madhe studentore në Universitetin e Prishtinës, kërkon nga të gjithë studentët e UP-së që të distancohen nga grupe “të pavarura studentësh” të cilën nuk dihet se për kë punojnë, nuk dihet cila janë qëllimet e tyre dhe cilat janë burimet e financimit të tyre.

Ne, si përfaqësues ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, që të bashkohen në protestën paqësore për realizimin e kërkesave të studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilat janë të paraqitura në kërkesën e Parlamentit Studentorë të UP-së, si organi i vetëm legjitim i përfaqësimit të studentëve në nivel Universiteti.

Nesër më datë 06.10.2015, në ora 11:00 përballë Biblotekës Kombëtare të Kosovës, takohemi të gjithë në mënyrë të organizuar të paraqesim shprehjen e pakënaqësisë tonë në raport me vendimet e Senatit të UP-së, në këtë mënyrë të tregohet vendosmëria e studentëve në realizimin e kërkesave të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.