DYLON

USPE: Do të bëjmë çmos të ketë afat të Prillit

Avatar photo Redaksia

Si çdo vit tjetër, edhe muaji mars i këtij viti, studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i zë duke u shqetësuar lidhur me afatin e jashtëzakonshëm të provimeve në prill. Si çdo herë tjetër, të gjithë studentët e përkrahin dhe kërojnë vendimin që afati i prillit të vazhdojë së ekzistuari, prandaj edhe ne si Organizatë studentore i bashkangjitemi thirrjeve PRO këti afati, thuhet në një reagim të Organizatës studentore Unioni i studentëve Pro Europian – USPE

Për fillim duhet sqaruar që në kushte normale, me nenin 111 të Statutit e UP-së, janë të përcaktuar 3 afate të rregullta të provimeve (dimëror, pranveror dhe vjeshtor) ose ndryshe afati i Janarit, i Qershotit dhe i Shtatorit. Pra çështja e afateve të provimeve është e rregulluar juridikisht dhe nuk ka asnjë zbrazësirë juridike dhe siq shihet nuk është i njohur afati i prillit ose të ngjashëm. Mirëpo, gjithashtu afati i Prillit dhe ai i Tetorit janë afate të jashtëzakonshme.

EkoHigjiena

Pra, duke i parë “qalimet” në procesin akademik (mbajtja e ligjertave, ushtrimeve, kolokiumet, punimet seminarike etj.) cilsojmë që procesi nuk është duke shkuar me rregull, andaj afati i prillit është i domosdoshëm për ta balancuar jetën akademike në UP!

Zakonisht kundërshtarët e këtij afati i përmendin argumente si: me afatet e tepërta të provimeve ulet cilsia e studimeve, dhe se afati i prillit dhe të ngjashëm intereferojnë në procesin e ligjeratave dhe në këtë mënyrë i mbingarkon si studentët ashtu edhe profesorët. Mirëpo ne mendojmë që cilësia e studimeve nuk varet nga afatet e provimeve, por varet nga kualifikimet e profesorëve, cilësia dhe rregullësia e ligjeratave, ushtrimeve, kolokiumeve, angazhimi i studentëve për punime seminarike etj.

Organizata studentore Unioni i studentëve Pro Europian – USPE pas lansimit të lajmit se nuk do të ketë afatë të prillit, dhe shqetësimeve të studentëve, njofton  studentët që me anë të përfaqësuesve nëpër njësi akademike , senatorëve, dhe PS do të kërkoj nga Senati i Universiteti i Prishtinës lejimin e këtij afati.

Veq tjerash, Betim Sherifi, anëtar i kryesisë së USPE-së thotë se bëj apel tek studentët që të rrijnë të qetë, ngase si cdoherë, USPE edhe kësaj radhe do të jetë në mbrojtje të studentëve dhe zërin e studentëve do ta mundësoj që ta dëgjoj rektorati, dhe kështu do të loboj dhe do të bëjë çmos që edhe kësaj radhe, të ketë afat të Prillit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.