DYLON

USPE avangardë e përfaqësimit studentor

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardit AJVAZI

Në datën e lindjes Unioni i Studentëve Pro Europian, gjen vetën si e para në nivel të përfaqësimit studentor në Republikën e Kosovës. Kjo sigurisht që të bënë të kujtosh shumë sfida e sakrifica për të arritur deri në këtë pikë, po njëkohësisht të bënë të ndihesh krenar për kontributin shumë vjeçar në të.

EkoHigjiena

Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) është themeluar me dy shkurt të vitit 2010 me qëllim të afirmimit dhe avancimit të diturisë, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve së pari në Universitetin e Prishtinës e pastaj për tu shtrirë ne Universitetin Publik të Prizrenit dhe atë të Gjilanit. Gjatë pesë viteve të aktivitetit të USPE janë realizuar projekte të shumta nga të cilat fituan shërbime, aftësime profesionale, ngritje të kapaciteteve për shumë studentë.

Nga themelimi e deri sot USPE është dalluar me konceptin e ri të futur në jetën akademike të studentëve, qasjen dhe aktivitetet kreative. Me kontributin e saj së pari në nivelin akademik instancat e përfaqësimit të studentëve si Këshillave Studentore dhe Parlamentit të Studentëve nxiti shumë projekte të reja dhe kualitative nga të cilat u lehtësua studenti, por dhe që ndikuan në përmirësimin e imazhit dhe cilësisë së studimeve.

USPE me bashkëpunëtor vendorë dhe ndërkombëtarë ka realizuar shumë projekte për ngritje të kapaciteteve të studentëve, në mesin e tyre mbi 60 trajnime të ndryshme në bashkëpunim me partnerë tanë OJQ-të ndryshme nga vendi dhe jashtë tij, prej të cilave kanë përfituar mbi 3000 studentë në këto lëmi si Planifikimi i karrierës, hartimi i projekt propozimeve, paqja dhe toleranca, per biznese te reja, menaxhim të organizatave, udhëheqje dhe Lidership, etj..

Kemi nxitur dhe nivelin e debatit në Universitetin e Prishtinës ku kemi trajtuar tema të aktualiteteve me panelistë, profesorë specialistë, përfaqësues organizatash jo-qeveritare, ambasadorë të vendeve të huaja, ministra, kryetar komunash, përfaqësues të mediave, artistë, sportistë e figura të tjera publike në Kosovë dhe jashtë saj.

Poashtu USPE ka nxitë bashkëpunimin ndërkombëtarë përmes përfaqësuesve të saj,dhe kemi krijuar kontakte me homologë tanë në Shqipëri,Maqedoni,Mal të ZI, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Turqi, Bullgari, Britani e Madhe, Irlandë,Itali, SHBA, Kanada etj.
Janë realizuar vizita studimore nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës, Kosovën Lindore Shqipëri,Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Turqi, Britani e Madhe, Bullgari, Austri, Norvegji etj., me këto vende dhe Universitetet që kemi bashkëpunim kemi realizuar edhe aktivitete të përbashkëta në disa nivele.

Asnjëherë nuk ka munguar dhe aktiviteti kritik ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare kur ne kemi vlerësuar se do të duhet të ndodhë, dhe asnjëherë nuk do të amnistojmë asnjë organ brenda Republikës së Kosovës ku edhe veprojmë për të bërë një gjë të tille e cila do të shkonte në të mirë të studentëve.

USPE si organizatë masovike, sfidën tjetër pati tendencën e vazhdueshme të partitizimit politik të saj nga partitë e ndryshme të pozitës e opozitës, por ajo nuk do të mundë të qëndronte e pa-partitizuar sikur të mos ekzistonte mbështetja e anëtarësisë së gjerë e cila ka dhënë një kontribut unik në të gjitha aktivitetet e realizuara deri më tash gjë për të cilën i falënderojmë deri në pafundësi, e kështu duke ruajtur pjesën qenësore të saj, atë apartiake.

Një falënderim të veçantë duhet të shkojë për të gjitha bizneset të cilat mbështetën idetë dhe disa nga aktivitetet tona e pa të cilët ato nuk do të mundë të realizoheshin assesi.

Duke shpresuar në përvjetor të tjerë me shumë suksese e të arritura, uroj anëtarëve, përfaqësuesve, kryesive të universiteteve ku jemi të shtrirë dhe kryesisë qendrore sukses në jetësimin e planeve afatgjata.

Mirë u pafshim në përvjetorët e radhës të USPE-së./2L ONLINE/

/Ardit Ajvazi, ish nën-kryetar i USPE/