DYLON

Ushtrimi ndërkombëtar ,”Defender Europe 23” prioritet i FSK-së

Ushtrimi ndërkombëtar ,”Defender Europe 23” prioritet i FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në praninë e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka filluar sot punimet Konferenca Fillestare Planifikuese për përgatitje për ushtrimin ,,Defender Europe 23”, ku janë dhënë udhëzimet fillestare planifikuese dhe rruga përpara.

Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë që ka ushtrimi ,,Defender Europe 23” për FSK-në, dhe prioriteti që do t`i kushtohet këtij ushtrimi në realizimin e objektivave dhe arritjen e kapaciteteve operacionale, duke ofruar mbështetjen e tij të pakursyer gjatë si gjatë fazës së përgatitjes ashtu edhe të ekzekutimit të ushtrimit.

EkoHigjiena

Kosova do të jetë vend pritës i partnerëve dhe vendeve të rajonit, ky ushtrim ndërkombëtarë udhëhiqet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë ku sipas planifikimeve parashihet pjesëmarrja e 28 shteteve anëtare të NATO-s dhe partnerëve dhe realizohet në disa vende të Evropës dhe Ballkanit perëndimor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.