DYLON

Ushtrimi i Organizuar nga Drejtoria Mbrojtjes dhe Shpëtimit u Krye me Sukses

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, QKMF-n, dhe Kryqin e Kuq lokal, organizoi ushtrimin “ Ora e Artë” simulimi i zjarrit në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati“ në Kamenicë.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Agjencinë emergjencave të Kosovës ,Zyra Regjionale e Emergjencës në Gjilan, Përfaqësuesit e FSK-së, komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikësve nga Gjilani, kryetari i njësisë së Zjarrfikëse të Komunës së Çair të Shkupit dhe qytetarë të pranishëm. Kryetari i komunës Begzad Sinani, e vëzhgoi procesin e zhvillimit të këtij ushtrimi me interesim të madh. Në zjarrin e simuluar në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ishin të lënduar edhe tre persona.

EkoHigjiena

Ekipi i njësisë profesionale të zjarr fikjes dhe Shpëtimit , me shpejtësi arriti në vendin e ngjarjes dhe e beri fikjen e zjarrin, si edhe me bëri evakuimin e personelit nga ndërtesa. Ata në bashkëpunim me ekipin e mjekëve. të QKMF-së dhe pjesëtarëve të Kryqit Kuq komunal të lënduarve ua dhanë ndihmën e parë dhe Kryetari i komunës i përgëzoi pjesëmarrësit e këtij operacioni që treguan profesionalizëm të lartë, si dhe një bashkëpunim mes, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Sshpëtimit, QKMF-së dhe Kryqit të Kuq.

Ai në ketë rast tha, se gatishmëria për reagime të shpejta në rastet e fatkeqësive të ndryshme duhet të eksitoj gjithnjë ,institucionet tona gjithherë duhet ta tregojnë profesionalizmin edhe gatishmërinë për t’i ndihmuar qytetarët në raste të tilla. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.