DYLON

Ushtrimet fizike nuk janë çelësi kundër obezitetit

Avatar photo Redaksia

Aktiviteti fizik nuk luan rol të rëndësishëm në luftën ndaj obezitetit. Kështu thuhet në një shkrim të BBC, më të lexuarin e ditës. Mjekët thonë se në fakt të gjitha mesazhet publike duhen fokusuar tek ushqimet e pashëndetshme.

Në një editorial në British Journal of Sports Medicine, tre ekspertë ndërkombëtarë thonë se është koha që të shpërbëjmë mitin e ushtrimeve fizike. Ata shkruajnë se aktiviteti është i rëndësishëm për disa sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe demenca, por ndikimi tek obeziteti është minimal.

EkoHigjiena

Në vend të kësaj, teprimi me sheqerin dhe karbohidratet është problemi kryesor. Ekspertët madje fajësojnë industrinë e ushqimit se po inkurajon besimin se ushtrimet mund të ndikojnë për të ulur problemet e shkaktuara nga ushqimi i pashëndetshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.