DYLON

Ushtrime të KFOR-it me helikopterë

Ushtrime të KFOR-it me helikopterë
Avatar photo Redaksia

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, zhvilloi një trajnim, fluturoi, me disa helikopterë, gjegjësisht me gjashtë helikopterë të kontigjenteve kroate, zvicerane dhe amerikane.

Ushtrimi u përqëndrua në standardizimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të misionit, në testimin e fluturimit dhe komunikimet, dhe filloi nga Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, duke vazhduar me kampin “Bondsteel”, Prizren, Pejë, Aeroportin e Sllatinës dhe Prishtinë, dhe përfundoi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Kosova Film”.

EkoHigjiena

Ushtrimi siguroi që KFOR të mbetet një forcë e fuqishme ushtarake, e gatshme për të vepruar si parandalues i besueshëm ndaj çdo kërcënimi dhe për të ruajtur kapacitetet e tij për të kryer fluturime të evakuimit urgjent mjekësor kurdo që nevojitet.

Misioni i KFOR it, i udhëhequr nga NATO-ja, është kontigjent shumëkombësh me 27 vende anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Ky dimension ndërkombëtar ofron kapacitete dhe kompetenca të ngritura. Kërkohet trajnim dhe ushtrim i vazhdueshëm për t’u siguruar se të gjitha kontigjentet veprojnë në mënyrë të standardizuar, duke siguruar aftësinë e KFOR-it të reagojë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB dhe në mënyrë të shpejtë dhe efikase nga ajri dhe nga toka ndaj çdo sfide për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.