DYLON

Ushtrim  i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, dy shtetas të huaj në pranga të Policisë së Kosovës

Ushtrim  i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, dy shtetas të huaj në pranga të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, më 16.08.2026, në një lokacion në Prishtinë ka realizuar një inspektim lidhur me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencën përkatëse, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Inspektorati kompetent ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit dy persona të dyshuar, shtetas të huaj, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, pas përfundimit të procedurave, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.