(2LONLINE) – Nga nesër, 1 prill deri më 3 prill, në Komunën e Vitisë, konkretisht në zonën e fshatit Letnicë që përfshinë edhe lokalitet Shasharë, Zagragj, Veselicë dhe Petrinovicë, do të zhvillohet ushtrimi fushor i FSK-së.
Ky ushtrim i FSK-së është në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të kësaj komune me FSK-në e Gjilanit, ndërsa ushtrimi do të kryhet nga njësitit i kësaj force në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimit she ofrimin e ndihmës ndaj komunitetet të prekura nga fatkeqësitë natyrore.
Përndryshe, institucionet komunale kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë në dijeni për këtë ushtrim fushor dhe se në datat e lartcekura në lokalitetet e përmendura mund të këtë prezencë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, andaj kërkohet nga ta që të mos shqetësohen pasi prezenca e njësitit të FSK-së do të jetë më qëllim të zhvillimit të ushtrimit fushor. /2lonline/
/fotoilustrime/