Ushtria Kanadeze mban trajnimin “Defence Resource Management Course”
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtrisë Kanadeze, gjatë periudhës 28 shtator – 4 tetor 2026, një ekip i përbërë nga pesë oficerë të FSK-së, morën pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze dhe të mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit krijuan një përvojë të vlefshme profesionale dhe patën mundësinë të avancojnë njohuritë si dhe të shkëmbejnë përvoja në fusha të rëndësishme, duke përfshirë menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, menaxhimin e projekteve, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Në kuadër të trajnimit u prezantuan praktika, metoda dhe përvoja të Ushtrisë Kanadeze në këto fusha, duke krijuar mundësi për identifikimin e praktikave të mira që mund të përshtaten dhe të aplikohen edhe në kuadër të FSK-së si dhe diskutimin e sfidave të përbashkëta në menaxhimin sa më efikas të resurseve të mbrojtjes.
Gjatë qëndrimit në Bosnje dhe Hercegovinë, ekipi i FSK-së pati gjithashtu pati mundësinë të vizitojë Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u zhvillua një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Vizita shërbeu si një mundësi për t’u njohur më nga afër me aktivitetet e shoqatës dhe kontributin e saj në ruajtjen e lidhjeve, kulturës dhe identitetit shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së, shkëmbimin e praktikave të mira ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët në fushën e mbrojtjes. /2LONLINE/
