DYLON

Ushtria Amerikane trajnon Regjimentin e këmbësorisë në Procesin e Vendim-Marrjes Ushtarake

Ushtria Amerikane trajnon Regjimentin e këmbësorisë në Procesin e Vendim-Marrjes Ushtarake
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e përgatitjeve për ngritjen e aftësive planifikuese, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë gjatë javës realizoj ligjëratë të përbashkët me pjesëtarë të ushtrisë amerikane që shërbejnë në Kosovë, rreth Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake (PVMU).

Ky aktivitet i realizuar me pjesëtarët e ushtrisë amerikane është vazhdimësi e bashkëpunimit mes dy palëve. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin oficerë dhe nënoficerë të lartë nga Regjimenti i Parë dhe nga kontingjenti i ushtrisë amerikane.

EkoHigjiena

Ky bashkëpunim ishte i fokusuar në këmbimin e përvojave mes pjesëtarëve me qëllim të përvetësimit dhe ngritjes së mëtejme të aftësive planifikuese.

Aktiviteti i paraprinë ushtrimit në vendkomandë të cilin Regjimenti i Parë planifikon ta realizoj në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me qëllim të testimit të aftësive planifikuese gjatë Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake. Ushtrimi në vendkomandë dhe ushtrimet e planifikuara për vitin 2022 do të ndihmojë Regjimentin e Parë në rrugëtimin drejt validimit të kapaciteteve të plota operacionale në “DEFENDER EUROPE 23”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.