DYLON

Ushtarët e Kosovës rreshtohen në nderim të “Epopesë së UÇK-së”

Ushtarët e Kosovës rreshtohen në nderim të “Epopesë së UÇK-së”
Avatar photo Redaksia

Në nderim të manifestimit të 28-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, Forca e Sigurisë së Kosovës ka rreshtuar kuadratet e saj në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ceremonia ushtarake filloi me raportimin para Presidentes së Kosovës dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke vazhduar me homazhe pranë obeliskut nga krerët më të lartë shtetërorë, në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri.

EkoHigjiena

Për të parë nga afër këtë ceremoni, të pranishëm ishin krerët më të lartë shtetërorë, oficerë të lartë të FSK-së, ambasadorë, ushtarakë ndërkombëtarë, mysafirë të ftuar dhe një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Epopeja e UÇK-së përjetësoi aktin më sublim të qëndresës sonë kombëtare: sakrificën heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët me flijimin e tyre të lavdishëm u bënë gur themeli i shtetit tonë. Gjaku i tyre dhe i të gjithë dëshmorëve të kombit u shndërrua në betim të përhershëm për liri, dinjitet dhe atdhe, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/