DYLON

Ushtarët dërgojnë dhurata për nxënësit e shkollave “Shën Sava” dhe “Vatra e Diturisë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjashtë ushtarë nga Policia Ushtarake e Grupit Shumëkombësh të Betejës-Lindje, vizituan dy shkolla fillore dhe dhuruan 145 çanta te mbushura me produkte higjienike, lodra dhe lojëra për nxënësit.

“Të gjitha produktet kanë ardhur nga organizatat United Services Organizations, Operation Troop Aid, Adopt-a-Platoon dhe disa organizata tjera,” tha rreshteri Robert Collins, polic ushtarak me kompaninë e nderit te 529-të, të Policisë Ushtarake nga Wiesbaden, Gjermani.

EkoHigjiena

Artikujt janë dërguar së pari në Kosovë nga organizatat e ndryshme nga vende të ndryshme në botë.

“Pasi filluan të arrijnë artikujt, e kuptuam se kishte shumë më shumë për ne se sa kishim menduar,” tha Collins.

“Pra ne dhuruam disa prej çantave ushtarëve në Kampin Bondsteel, por kishim ende shumë që kishin tepruar. Disa ushtarë nga toga ime erdhën me idenë qe t’i bëjmë donacion disa nga artikujt shkollave që janë në rajonin tonë”

Shkollën e parë që vizituan ushtaret ishte shkolla elementare “Shën Sava” në fshatin Bostan. Shkolla e dyte ishte shkolla elementare “Vatra e Diturisë” në fshatin Pasjak.

Kjo është hera e parë që policët ushtarak nga Ushtria Amerikanë kanë vizituar shkolla dhe kanë dhuruar çanta. Më parë kanë dhuruar më shume se 200 çanta ne muaj fëmijëve lokalë gjatë patrollimeve të tyre.

Duke gjykuar nga buzëqeshjet ne fytyrat e fëmijëve dhe ushtarëve mund të thuhet se kjo ngjarje ishte e suksesshme.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë dhurimi i çantave, posaçërisht të shihje fytyrat e buzëqeshura te tyre,” tha ushtari William Crader, nga kompania e nderit të 529-të të Policisë Ushtarake. “Kjo është hera e parë për mua që e bëjmë këtë në Kosovë. Kam bërë më herët diçka të ngjashme, por ishte ndjenje e veqantë, posaçërisht në një vend të huaj.”

Ushtarët thanë se presin me padurim që të marrin pjesë në ngjarje të njëjtë si kjo në të ardhmen.

“Ne do të dëshironim që të vizitojmë shkollat dhe jetimoret se paku një herë në muaj, varësisht sa donacione do të pranojmë” tha Collins.

Ushtarët nga GSHKB-Lindje kane vizituar më herët disa shkolla, dhe këtë e kanë bërë së paku një herë në javë, por vizioni i tyre është të bëjnë më shumë vizita, varësisht sa dhurata marrin nga përkrahësit e tyre nga vendi i tyre. /2L ONLINE/