DYLON

Ushtarakët e FSK-së u trajnuan nga ekipet turke për “Detyrat dhe Taktikat e Këmbësorisë”

Ushtarakët e FSK-së u trajnuan nga ekipet turke për “Detyrat dhe Taktikat e Këmbësorisë”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentin Turk, një ekip mobil ka realizuar trajnimin teorik dhe praktik për “Detyrat dhe Taktikat e Këmbësorisë ’’ për pjesëtarët e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore dhe të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e ushtarakëve në taktikat e këmbësorisë, duke u fokusuar në: Kryerja e lëvizjeve dhe kamuflimin, lëvizjet në bazë të shenjave, lëvizja nën zjarrin e armikut, sulme mbrojtëse në vende urbane, përdorimi taktik të automjeteve të blinduara në vende urbane, EOD, veprimet gjatë natës

EkoHigjiena

Në përmbyllje të trajnimit janë realizuar skenarë të ushtrimit për të praktikuar të gjithë përgatitjen që është bërë për gjatë një muaji.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin komandanti i kontingjentit turk në Kosovë, shefi i shtabit të Gardës Kombëtare të FSK-së, oficer e nënoficer turk e të FSK-së. /2LONLINE/