DYLON

Ushtarak nga FARSH trajnohen në QNTKSH

Ushtarak nga FARSH trajnohen në QNTKSH
Avatar photo Redaksia

Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ( QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kurset e Kërkim-Shpëtimit Urban Bazik dhe i Avancuar.

Qëllimi i trajnimeve është përgatitja e personelit me metodat bazike dhe të avancuara të Kërkim Shpëtimit, përdorimin e pajisjeve për të zhvilluar aftësitë kritike në përgjigjen ndaj katastrofave urbane.

EkoHigjiena

Në nivelin bazik janë përgatitur ushtarakët me njohuri bazike për operacionet e kërkim-shpëtimit urban, vlerësimi i ndërtesave dhe strukturave, prezantimi i mjeteve dhe teknikave të shpëtimit ndërsa në nivelin e avancuar pjesëmarrësit stërviten në skenarë të ndërlikuar të shembjes së strukturave dhe shpëtimit në hapësira të kufizuara, teknikat e avancuara të shpëtimit, koordinimi taktik midis ekipeve nga njësi të ndryshme.

Ky trajnim është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të QNTKSH-së, për të përmirësuar aftësitë rajonale të përgjigjes ndaj katastrofave dhe për të forcuar bashkëpunimin ushtarak në operacionet e kërkim-shpëtimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.