Ushqim i shëndetshëm nuk është më vetëm një çështje e zgjedhjes, por ndonjëherë është një çështje e jetës ose vdekjes. Ne të gjithë e dimë se duhet t’i kushtojmë vëmendje ushqimeve të cilat i konsumojmë dhe të kuptuarit e dobësive vetanake mund të kontribuojë në kuptimin e përgjithshëm të konceptit të ushqimit të shëndetshëm.
Dashi
Për shkak të nevojave tuaja të vazhdueshme për të lëvizur, shpeshherë injoroni dhe anashkaloni ngrënien e racioneve. Në vend se të gllabëroni hamburgerin e parë që ju shfaqet në pah, kini konsideratë ndaj frutave me fara apo atyre me lëvozhgë.
Demi
I njohur si një adhurues i madh i çokollatës, shpesh është gjetur përpara një tundimi të ëmbël. Nëse doni për të ruajtur linjat, ju sugjerojmë që të zëvendësoni qumështin me çokollatë, me lëng frutash nga mjedra ose me sallatë frutash. Pika e dobët e kësaj shenje të zodiakut është sistemi i tretjes, prandaj shtoni në menynë tuaj vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe lëngun e limonit.
Binjakët
Në krye të piramidës tuaj të ushqimit duhet të vendoset karrota. E njohur për aftësinë e saj për të përmirësuar shikimin, një karotë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit me 50 për qind. Përveç kësaj, binjakët duhet të shtojnë në menynë e tyre të përditshme edhe boronicat e kuqe të cilat janë plot me antioksidantë. Zvogëloni konsumimin e kafes dhe lëngjeve me përbërësit artificial.
Gaforrja
Ushqimi kalorik është armiku juaj më i keq. Shmangni produktet e qumështit dhe largoni urinë tuaj duke konsumuar molla dhe çaj xhenxhefili, të cilat ndikojnë në përmirësimin e punës së sistemit të tretjes. Gjithashtu, konsideroni konsumin më të shpeshtë të brokolit dhe lakrës jeshile.
Luani
Shëndeti i zemrës duhet të jetë prioriteti juaj themelor. Shmangni ushqimet e skuqura që bllokojnë arteriet dhe mbështetjen për shëndetin tuaj duhet kërkuar në avokado dhe vaj ulliri. Ushqimin tuaj duhet pasuruar me kërpudha, karrota dhe oriz ngjyrë kafe. Organin më të rëndësishëm siç është zemra, mund ta ruani duke konsumuar çokollatë të errët.
Virgjëresha
Kjo shenjë zodiakut është e para që qëndron në radhë për ushqimet organike. Megjithatë, virgjëresha shpesh di të jetë në shënjestër të sëmundjeve të sistemit nervor. Kështu që duhet të hani më shumë molla, të cilat kanë një efekt të favorshëm në të njëjtën gjë. Në menynë tuaj shtoni më shumë kikirikë dhe bajame.
Peshorja
Ruajtja e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak është thelbësor për shëndetin tuaj. Filloni ditën tuaj me një mëngjes të pasur me proteina, të tilla si, vezët ose frutat e buta. Gjithmonë duhet të keni pran vetës një pako me fruta me lëvozhgë. Mos injoroni acide yndyrore omega-3, të cilat gjenden në prodhimet e detit.
Akrepi
Akrepat kanë tendencë që të grumbullojnë ndonjë kilogram shtesë, sidomos në zonën rreth barkut, që për shumëkënd ndërlidhet me një metabolizëm të ngadalshëm. Gjendja mund të përmirësohet duke përdorur farat e lirit në ushqim ose drithërat. Personat me këtë shenjë të horoskopit duhet të konsumojnë më shumë brokoli, lakër jeshile, boronica dhe rrush të kuq.
Shigjetari
Aventurierët e palodhur- shigjetarët, ditën duhet ta fillojnë me një lëng të freskët nga portokalli i shtrydhur. Kjo bombë energjike mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës tuaj.
Bricjapi
Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Kockat janë pika juaj e dobët, kështu që nuk duhet lënë pas dore ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3. Peshku dhe bananet duhet të jenë pjesë përbërëse në frigoriferin tuaj.
Ujori
Sistemi juaj nervor vepron në një frekuencë të lartë, për këtë arsye, duhet të siguroni një ushqim të përshtatshëm. Për juve, mëngjesi është mbreti i të gjitha vakteve të ushqimit, kështu që lirisht përdorni vezë ose ushqime me vlera të ngjashme të energjisë. Avokado do të kontribuojë për një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak, kurse rrushi i kuq ndikon në qetësimin tuaj.
Peshqit
Yjet janë, kur flasim për peshqit, të rreshtuar në atë mënyrë që kjo shenjë e zodiakut shpesh ka probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe imunitetit. Alergjinë mund ta mposhtni me anë të boronicave të kuqe, karrota dhe drithëra, kurse si aleatin tuaj kryesor e keni hudhrën. Çdo mëngjes pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon.