DYLON

Ushqimi që duhet përdorur personat me anemi

Avatar photo Redaksia

Anemia relativisht rrallë shfaqet te njerëzit të cilët ushqehen, shëndetshëm, Mirëpo, nëse ekziston debalanca në ushqim ose humbja e gjakut te rastet e hemorroideve të pashëruara ose te gjakderdhjet në traktin digjestiv, është e domosdoshme që të merren ushqime që janë të pasura me hekur.

• Në ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezëve, pemët e thara, prodhimet e sojës. Rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbra si dhe majdanoz, hithra, koriandër dhe gjethe të lulequmështit.

EkoHigjiena

• Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe do të ishte e dëshirueshme që gjatë shujtës të pihet një gotë lëng i freskët portokalli të shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.

• Duhet kufizuar konsumimi i spinaqit sepse ky zvogëlon absorbimin e hekurit.

• Bakri ndihmon absorbimin e hekurit, ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, të verdhët e vesë, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet ngjyrë të gjelbër të errët, kajsitë, qershitë dhe fiku i tharë.

Çaji, kafeja, kakaoja dhe vera e pengojnë shfrytëzimin e hekurit nga ushqimi.

• Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë kalohet te preparatet e hekurit, përdorimin e të cilit e përshkruan mjeku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.