DYLON

Ushqimi më i mirë për vrapuesit

Avatar photo Redaksia

Për personat që vrapojnë çdo ditë ushqimi paraqet më shumë se krijimin e ndjenjës së ngopjes. Ai ndihmon në ndërtimin e muskujve, ndërsa njëkohësisht ruan edhe shëndetin.

Vrapuesit kanë nevojë për ushqim kualitativ që e mban të ekuilibruar nivelin e energjisë, Ekspertët theksojnë që ekzistojnë disa ushqime që duhet t’i përfshini në ushqimin e përditshëm.

EkoHigjiena

Bananet – Nëse keni nevojë për diçka që do t’ua ngrejë më shpejt nivelin e energjisë sigurisht nuk do të gaboni me bananen. Përveç kësaj ajo është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili rregullon tensionin e gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër dhe merr pjesë në ndërtimin e muskujve.

Brokoli – Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit, fibrave dhe fitokimikateve, çka është kyçe për mbajtjen e qëndrueshmërinë sportive në nivel të admirueshëm.

Jogurti – Kalciumi është kyç në mbrojtjen e eshtrave. Një filxhan jogurt përmban rreth 35 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit, transmeton Koha.net. Përveç kësaj është burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin e muskujve, por edhe në shpejtimin e shërimit pas ushtrimeve.

Mishi i payndyrshëm i viçit – Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për vrapuesit sepse mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje. Vegjetarianët mund ta gjejnë hekurin në bimë bishtajore perime të gjelbra dhe drithëra të pasura me hekur.

Salmoni i egër – Përveç që është burim i shkëlqyer i proteinave, përmban acide yndyrore omega 3 të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të tërë trupit, ndërsa më e mira është që kanë veprim kundërinflamator dhe përshpejtojnë procesin e shërimit pas ushtrimeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.