DYLON

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer
Avatar photo Elife Sherifi

Disa ushqime dhe produkte nuk e durojnë temperaturën e ulët, duke humbur formën, shijen apo sasinë.

Këto ushqime është më mirë të jenë në banak, pasi ne frigorifer mund t’a humbasin freskine,  shijen apo aromen e tyre.

Qepë

EkoHigjiena

Lagështia e frigoriferit do të bëjë qepët të buta dhe të mykura. Mbajini ato në ndonjë vend të freskët dhe të thatë. Mos i ruani afër patateve sepse kur janë afër njëra-tjetrës prishen më shpejtë.

Kafe

Deponimi i kafesë në frigorifer do bëjë që të humbin shijen dhe të marrin shijen e ushqimeve përreth.

Vaj ulliri

Deponimi i vajit të ullirit në frigorifer do e bëjë atë të kondensohet dhe të bëhet i fortë, si gjalpë.

Mjaltë

Mjalta do të rrijë e mirë përgjithmonë nëse e mbani të mbyllur mirë dhe në temperaturë dhome.

Hudhër

Hudhra do fillojë tëmugullojë brenda frigoriferit. Mund të bëhet si gomë dhe e mykur, prandaj është mirë të mbahet në ndonjë vend të freskët dhe të thatë.

Bukë

Buka në frigorifer do të thahet shpejtë, andaj nëse nuk është e prerë dhe e bërë sanduiç që do të konsumohet brenda ca ditëve, ruajeni të ngrirë.

Avokado

Dëshironi të piqni avokadot tuaja? Definitivisht mos i vendoni në figorifer. Megjithatë, ato që janë tashmë të pjekura mund t`i ruani në frigorifer, nëse do i përdorni së shpejti.

Patate

Mbajtja e patateve në frigorifer do i bëjë të ëmbla dhe të forta, sepse mjedisi i ftohtë shumë shpejtë do e kthejë niseshten e tyre në sheqer. Në vend të frigoriferit duhet ruajtur në qese letre, në vend të freskët – por jo të ftohtë.

Domate

Domatet do humbasin gjithë shijen e tyre në frigorifer sepse ajri i ftohtë e ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu ruajtja në frigorifer do u ndryshojë ngjyrën dhe cilësinë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.