DYLON

Ushqimet që na ruajnë rininë dhe freskinë

Avatar photo Redaksia

Ka disa ushqime qe mund te na mbajnë te rinj për një kohe te gjate. Si? Duke luftuar plakjen e qelizave dhe duke parandaluar sëmundjet. Neper laboratorë ane e mbanë botes, shkencëtaret testojnë efektet qe mund te kenë tek organet, tek lëkura apo edhe tek muskujt, ato ushqime qe konsumojmë çdo dite. Sepse mënyra me e mire për te qene te shëndetshëm është kujdesi qe i kushtojnë asaj qe kemi ne pjate. Ja disa ushqime qe mund ta na i ruajnë rininë.

Brokoli

EkoHigjiena

Është një produkt, përbërësit e te cilit luftojnë qelizat kancerogjene para se këto te fundit te dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Brokoli përmban edhe betakaroten dhe vitamine C te cilat neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Domatja

Lypoceni qe ajo përmban parandalon problemet kardiake si dhe kancerin. Nga ana tjetër ky përbërës lufton edhe rrudhat dhe e mban lëkurën me te re.

Shafrani i Indisë (Curcuma)

Curcumina është përbërësi qe bën mrekulli. Ai është antioksidant, anti-inflamator, anti-kanceroz si dhe anti-Alzheimer.

Vaji i ullirit

Fale përbërësve qe përmban, vaji i ullirit na mundëson te kontrollojmë tensionin arterial, shmang kolesterolin e keq dhe parandalojnë sëmundjet kardi-vaskulare.

Çaji jeshil

Polifenolet qe ky çaj përmban ngadalësojnë plakjen duke vepruar tek stresi oksidativ, i cili dëmton membranat e qelizave tona, prek ADN-ne dhe favorizon kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Këto polifenole veprojnë edhe mbi qelizat nervore duke parandaluar sëmundjen e Alzhaimerit. Çaji jeshil lufton edhe formimin e rrudhave.

Vera e kuqe

Konsumimi i rregullt, por i moderuar i verës se kuqe mundëson qarkullimin me te mire te gjakut. Dy gota ne dite mbrojnë qelizat nervore dhe nuk e lejojnë sëmundjen e Alzhaimerit te përparoje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.