DYLON

Ushqimet që mbrojnë organizmin nga infeksionet

Ushqimet që mbrojnë organizmin nga infeksionet
Avatar photo Elife Sherifi

Vitamina A është emri që përdoret për një grup substancash të quajtura retinoide. Shumë njerëz e marrin atë nga ushqimet, megjithatë gratë shtatzëna duhet të marrin më shumë nga kjo vitaminë sepse ndihmon në zhvillimin e fetusit.

Specat e kuq janë një burim i mirë i kësaj vitamine: Një gjysmë kupë me speca të kuq siguron thuajse gjysmën e dozës së kësaj vitamine që ju nevojitet në një ditë.

Spinaq

EkoHigjiena

Ka 2 lloje të vitaminës A: njëri lloj (i marrë nga mishi, peshku, shpendët dhe produktet e bulmetit) është gati për t’u përdorur kur arrin në trup, ndërsa lloji i dytë (i siguruar nga një sërë frutash dhe perimesh, si spinaqi për shembull), duhet të përpunohet fillimisht në trup që të përdoret.

Mëlçia e viçit

Mund të mos jetë ushqimi juaj i preferuar, megjithatë është plot me vitaminë A, duke forcuar kështu sistemin imunitar – ajo mbron qelizat nga infeksionet. Vitamina A mbron gjithashtu antitrupat që luftojnë çdo rrezik.

Patate të ëmbla

Një arsye përse duhet ta mbushni pjatën me këtë perime: Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i vitaminës A. Një patate e pjekur ju siguron më shumë se 500% të sasisë që ju nevojitet çdo ditë.

Tortë me kungull

Vitamina A ndihmon në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe veshkave. Prandaj, nëse po kërkoni për një ëmbëlsirë, torta me kungull është e duhura. Kungulli është i pasur në beta-karotene, një antioksidues që trupi e kthen në vitaminë A.

Karrota

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.