DYLON

Ushqimet që duhen ngrënë, për të na zgjatur jetën

Avatar photo Redaksia

Amerikanët i quajnë “5 a day”, duke pasur parasysh rregullin e një ushqyerje të shëndetshme, sipas së cilës pesë porcione në ditë me fruta dhe perime, përbëjnë dozën optimale për shëndetin.

Një studim i realizuar nga Karolinska Institut në Stokholm, të Suedisë dhe i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”, ka treguar se pesë porcione në ditë me fruta dhe perime, mund të zgjasin jetën tonë me tre vite.

EkoHigjiena

Studiuesit suedezë kanë monitoruar shëndetin dhe dietën ushqimore të 71 mijë burrave dhe grave mes moshës 45 dhe 83 vjeçare për një periudhë prej 13 vitesh, gjatë së cilës vdiqën 11500 persona.

Duke krahasuar regjimin ushqimor të tyre, rezultoi se ata që hanin rregullisht fruta dhe perime kishin një jetëgjatësi me 37 muaj më shumë. Ky efekt nuk rritet nëse shtohet porcioni, mirëpo pakësimi ka efekt në kundërt.

Një porcion i tillë në ditë shton jetëgjatësinë me 19 muaj, ndërsa tre porcione të tilla me fruta dhe perime e shtojnë jetëgjatësinë me 32 muaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.