DYLON

Ushqimet me shumë kalcium dhe që e zëvendësojnë qumështin

Avatar photo Elife Sherifi

Largimi i qumështit nga regjimi juaj ushqimor mund të mos jetë një problem, por sërish është e rëndësishme për të siguruar marrjen e duhur të kalciumit (qumështi ka sasi të lartë të këtij minerali esencial).

Përveç qumështit, ekziston një listë e gjatë e ushqimeve që përmbajnë përmbajtje të lartë ose edhe më të lartë të kalciumit sesa qumështi.

Djathi/kaçkavalli

EkoHigjiena

Llojet e ndryshme të djathrave përmbajnë sasi të ndryshme të kalciumit. Djathi “cheddar”, një nga llojet më popullore, ka sasi të lartë të kalciumit – siguron 721 mg për 100 gr.Varitetet e tjera të djathit gjithashtu përmbajnë rreth 500mg – 1000mg kalcium për 100 gr.

Zarzavatet e gjelbra

Mënyra më e mirë për të ngrënë zarzavatet është duke i skuqur ose zier ato. Përveç kalciumit, këto perime luftojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Jogurti organik

Edhe pse një produkt i qumështit vetë, jogurti është një alternativë më e mirë sesa qumështi i përpunuar.

Forma më e mirë që të merrni kalciumin nga produktet e qumështit është përmes jogurtit organik për shkak të procesit të fermentimit natyror dhe probiotikëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.