/Ndryshimet klimatike e kanë zgjatur kohën e lulëzimit të bimëve, e me këtë edhe të përhapjes së polenit, për çka Akademia amerikane për alergji, astmë dhe imunitet, thotë sesi sezoni i alergjive do të zgjatet edhe gjatë tetorit…/
Qepa dhe hudhra
Ndryshimet klimatike e kanë zgjatur kohën e lulëzimit të bimëve, e me këtë edhe të përhapjes së polenit, për çka Akademia amerikane për alergji, astmë dhe imunitet, thotë sesi sezoni i alergjive do të zgjatet edhe gjatë tetorit. Simptomat e saj mund t’i zbusin qepa dhe hudhra, të cilat përmbajnë kuercetinë dhe flavonoide, të cilat veprojnë si antihistaminikë, dmth bllokojnë reagimin alergjik.
Brokoli
Brokoli është sikurse hudhra dhe ndihmon në zbutjen e simptomave të alergjisë, ashtu që çliron sinuset. Brokoli po ashtu është i pasur edhe me vitaminë C, e cila e ulë nivelin e histaminës, substancës që shkakton reaksionet alergjike. Mjaftojnë 500 miligramë të vitaminës C që të zbutet reagimi alergjik, e vetëm një grusht brokoli të freskët përmban rreth 80 miligramë vitaminë C. Përpos brokolit, preferohet që të konsumohen edhe lulelakra dhe lakra.
Karota
Është e pasur me karotenoide, substanca që e zbusin në mënyrë efikase alergjinë. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që hanë perime të pasura me karotenoide më rrallë vuajnë nga alergjitë. Përpos beta karotinës, e cila gjendet në karotë, preferohet që të konsumohen edhe likopeni dhe luteina. Më së miri është që të hani domate dhe perime të gjelbra me fletë.
Lakërjeshilja
Ngjashëm me brokolin, lakra jeshile i hapë sinuset dhe lehtëson teshtitjen, e cila haset te alergjitë. Përpos kësaj, kjo perime është e pasur edhe me vitaminë A, e cila e rritë imunitetin dhe lehtëson simptomat. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kanë probleme me mungesë të vitaminës A, më shpesh vuajnë nga alergjitë dhe astma.
Kungulli
Është i pasur me vitamina A dhe C, si dhe me zink, gjë që e bën të mrekullueshëm si shtesë në ushqimin e të gjithë atyre që kanë probleme me alergji. Vitamina C e ulë nivelin e histaminës, kurse zinku dhe vitamina A e forcojnë sistemin imunitar.
Selino
Përpos që ndihmon te shtypja e lartë e gjakut dhe te dhembjet kronike, selinoja i zbutë edhe simptomat e alergjisë. Ai ka veprim antiinflamator dhe ka sasi të mëdha të vitaminës C. Preferohet që të hahet i zier në avull, meqë kështu i ruan të gjithë përbërësit e dobishëm ushqimorë.