DYLON

Ushqimet e këshillueshme për ditët e ftohta të dimrit

Avatar photo Redaksia

Që ta ruani shëndetin, duhet të mësoni t’u përshtateni ndryshimeve që ndodhin në natyrë. Kështu që, në dimrin e sapofilluar u këshillojmë që pak ta ngadalësoni ritmin dhe t’i përshtatni aktivitetet me qetësinë e natyrës, dhe në këtë mënyrë do të shmangni djegien e panevojshme të organizimit. Zbuloni si të ushqeheni kur të bjerë bora e parë.

Hudhra
Hudhra ndihmon në pastrimin e masës që krijohet në fyt dhe në traktin respirator. Është e efektshme kundër inflamacioneve dhe ju liron dhe mbron nga bakteret, viruset dhe parazitet e ndryshme.

EkoHigjiena

Xhenxhefili
Edhe nëse është i freskët apo i tharë, xhenxhefili përmirëson qarkullimin dhe ngroh organizmin. Shkëlqyeshëm ndihmon tek mundimet, pakëndshmëritë në zorrë dhe ftohja. Është shumë i efektshëm edhe te tretja.

Drithërat
Drithërat janë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit të dimrit dhe burim i domosdoshëm i proteinave të vlefshme. Drithërat duhet gjatë ditës të merren me një theks të veçantë, dhe më së shpeshti duhet t’i konsumoni ato që e ngrohin organizmin.

Pemët e thara
Pemët e thara përmbajnë sasia të konsiderueshme të mineraleve siç janë kalciumi dhe hekuri.

Ç’farë duhet të shmangim?
Gjatë ditëve të ftohta të dimrit mos hani shumë sheqer të bardhë, ai e ftohë dhe e ngadalëson organizmin. Është e rëndësishme që ushqimet duhet t’i zieni, pasi që në këtë mënyrë do ta ngrohni dhe ngrini imunitetin tuaj.

Ja si është më së miri:

Pjekja në furrë – është e rëndësishme ta kuptoni se me rastin e pjekjes ushqimi nga nxehtësia zbutet, që do të thotë që përmbajtja e lagështisë në të zvogëlohet dhe kështu duhet të keni parasysh që ushqimi mos të jetë shumë i tharë.
Zierja në vajin e rrënjëve të perimeve apo në kombinim me drithërat – duhet të leni që perimet të zien nga lëngu që vet e lëshojnë dhe kohë pas kohe të shtoni nga pak ujë.

Zierja nën avull – ka të bëjë me zierjen e drithërave apo ushqimeve tjera që mundëson që të zien më shpejtë dhe të zbuten.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.