DYLON

Ushqimet bazike të cilat duhet t’i shmangim

Avatar photo Redaksia

Në një botë kur është bërë shumë e vështirë identifikimi i ushqimeve që na bëjnë dëm, është e rëndësishme të dimë se cilat janë ushqimet bazike të cilat duhet t’i shmangim. Këto janë pesë prej tyre.

Ëmbëlsuesit artificialë

EkoHigjiena

Në doza të vogla (një lugë çaji në kafe), sheqeri është i pranueshëm. Por bëhet e paparanueshme kur ke shumë ëmbëlsues artificialë. Problemi është se ëmbëlsuesit janë shumë më të ëmbël se sheqeri dhe mund të rivendosin shijen tuaj për të kërkuar ushqime të sheqerosura. Si rezultat, përfundoni duke ngrënë më shumë ushqime të dëmshme. Nëse e limitoni përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë do të shihni që do keni më shumë energji dhe më pak kërkesa për sheqer.

Margarina

Shumica prej nesh mendojmë se margarina është më e shëndetshme se gjalpa, por margarina ka plotë yndyrëra, gjë që e rrit kolesterolin tuaj. Gjithashtu përmban shumë përbërës, përderisa gjalpa ka vetëm një ose dy. Kaloria është njësoj si e gjalpës, por ne hamë më shumë margarinë sepse mendojmë se është më e shëndetshmë. Më mire hani më pak gjalpë ose vaj ulliri dhe rrijini larg margarinës.

Ushqimet dietike

Fatkeqësisht, “ushqimet dietike” ose “pa yndyrë” nuk do të thotë pak kalori. Çokollatat dietike dhe ushqimet pa yndyrë si jogurti kanë zakonisht më shumë sheqer, kripe dhe mbushës të tjerë të pashëndetshëm për t’i bërë më të shijshme. Edhe më keq, ne zakonisht hamë dy herë më shumë sepse mendojmë që nuk na bëjnë dëm dhe janë të “shëndetshmë”.

Pijet e gazuara

Të gjithë e dimë se pijet e gazuara janë të tmershme për shëndetin tonë. Në rast se e keni humbur: kanaçja e zakonshme përmban rreth 10 luga gjelle sheqer. Kur konsumon kaq shumë, trupi juaj fillon të krijojë insulin të tepër, gjë që zakonsiht I ndihmon trupit të thithë sheqerin nga gjaku dhe t’a përdorë për energji. Pas një kohe, kjo mund t’jua rrisë rrezikun tuaj për të pasur diabet ose ndonjë lloj kanceri. Nëse sasia e sheqerit në pije të gazuara përsëri nuk ju frikëson, përbërësit e tjera mund ta arrijnë këtë: sasia e ngjyrës së karamelit që konsumon në një kanaçe për ditë mund t’jua rrisë rrezikun për të pasur kancer për 58%, thotë një studim i ri.

Çdo ushqim i paketuar me 2 ose më shumë përbërës që nuk mund t’i identifikoni

Si për shembull, “butylated hydroxyanisole” (BHA) dhe “butylated hydroxytoluene” (BHT). Këta përbërës janë antioksidantë që përdoren në ushqime ti paketuara si çipsi, mishërat e ndryshme dhe drithërat e mëngjesit. Doza të larta të BHA-së mund të ndikojnë në madhësinë e vezoreve tek femrat dhe aftësinë e tyre të prodhojnë hormone të caktuara. Ndërsa BHT mund të ndikojë në formimin e tumorit në mushkëri dhe mëlçi. Është më së miri t’i shmangim këto produkte aq sa mundemi.