DYLON

USAID-i ofron komunës programin për kultivimi të perimtarisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Për të shqyrtuar mundësit e reja në bujqësi, është zhvilluar sot një takim i kreut të komunës së Vitisë Sokol Haliti me shefin e programit të USAID-it për bujqësi Mark Wood, ku është biseduar për krijim të mundësive për kultivim të perimeve. Me këtë rast kryetari Haliti ka njoftuar ata përparësitë që ka komuna e Vitisë në aspektin bujqësor dhe me një cilësi të lartë të tokës që edhe konsiderohet hambar i Anamoravës.

Përfaqësuesi i USAID-it Wood, ka njoftuar për qëllimin e programit që parasheh bërjen e analizave të tokës në ato lokalitete që konsiderohen si më të favorshme për kultivimin e perimeve, e po ashtu edhe mbjelljen edhe të perimeve të reja që nuk janë kultivuar deri më sot dhe që janë mjaft të kërkuara në treg.

EkoHigjiena

Gjithashtu është përmendur kultivimui I bimëve mjekuese, e posaqërisht Kamomila që është shumë e kërkuar në treg, që për të cilën u tha se mund të sigurohet edhe eksportimi dhe shitja. Kryetari Haliti është shprehur I gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të gjithanshme të programit për zhvillim të bujqësisë në komunën e Vitisë.

“Unë do të jem përkahës I juaji në çdo aspect, vetëm e vetëm që ky program të filloj në komunën e Vitisë dhe të ndiohmohen fermerët tanë që kanë treguar rezultate jashtëzakonisht të mira në të kaluarën , por që nuk kanë pasur përkrahjen e duhur, u shpreh kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

Në këtë takim përfaqësuesit e USAID-it dhe udhëheqja komunale u dakorduan që të vazhdohet me punë nga drejtoria e Bujqësisë dhe të ndahen mjete të nevojshme për implementimin e këtij program për vitin vitin e ardhshëm./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.