DYLON

Uron Vatra për Festë të Flamurit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizjes Vatra thotë se sot festojmë 28 Nëntorin, këtë datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.

Sejdulla Kadriu thotë se 28 Nëntori i vitit 1912, nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm, në këtë datë të caktuar historike! Ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë. Kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë, në të cilën jemi duke ecur sot e 101 vjet më parë.

EkoHigjiena

28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti.

“Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë.
Duke ju uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, tolerancë, harmoni ndërnjerëzore dhe tolerance”, thuhet në urimin e kryetarit të Lëvizjes Vatra Sejdulla Kadriu. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.