DYLON

Uron kryetari i Vitisë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Uron kryetari i Vitisë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar komandantin e stacionit policorë në Viti, Afrim Halilin, dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ai, po ashtu e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale.

Kryetari Haliti tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.