(2L ONLINE) – Edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka uruar nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e Gjilanit. Ja urimi kryesueses Bunjaku- Rexhepi.
Të dashur nxënës dhe ju te nderuar arsimtar dhe prind,
Erdhi 1 shtatori, kjo ditë e veçantë, ditë që sjellë atë zërin e ëmbël të fëmijëve e që i japin atmosferën e gëzimit shkollave tona.
Ju që shkoni për herë të parë në bankat shkollore,ju fillorist, gjimnazist dhe ju të shkollave të mesme profesionale – Urime fillimi i vitit të ri shkollor, paçi shëndet,fat dhe suksese në procesin e edukimit e të arsimimit.
Unë si profesoreshë ndjehem e lumtur dhe njëkohësisht të gjithë nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve ju përcjellë urimet më të mira me dëshirë që në vitin shkollorë në vijim t’ju përcjell shëndeti e suksesi.
Të dashur nxënës, Zoti ju bekoftë!